Ylli kroat, 20-vjeçari Josko Gvardiol ka mbajtur maskë për fytyrën gjatë gjithë ndeshjeve të Kupës së Botës dhe tifozët kanë qenë të interesuar ta dinë arsyen e vërtetë.
Gvardiol, një objektiv serioz për Chelesan, por edhe Real Madridin dhe Barcelonën ka qenë i jashtëzakonshëm për kombëtaren kroate në Katar.
Pavarësisht humbjes në gjysmëfinale ndaj Argjentinës, mbrojtësi kroat mund të mbajë kokën lart duke pasur parasysh paraqitjen e tij.
Mbrojtësi i RB Leipzig është parë me maskë gjatë ndeshjeve dhe me të drejt tifozët janë interesuar ta dinë arsyen.
E vërteta është se Gvadiol ka mbajtur maskën në fytyrë për shkak të thyerjes së hundës disa javë para turneut.
Gvardiol u përplas me shokun e skuadrës së RB Leipzigut, Willi Orban, gjatë një ndeshjeje kundër Freiburgut në Gjermani
ℹ️ Team news
Joško Gvardiol broke his nose in the game against SC Freiburg.
An operation is not needed, and his participation at the @FIFAWorldCup is not at risk. He could be available to play the game against @werderbremen_en. pic.twitter.com/0strj48xY1
— RB Leipzig English (@RBLeipzig_EN) November 10, 2022