Vuçiq alarmohet nga nisma e Kosovës për të blerë “Bayraktar”: Nëse ndodhë, ndikon në raportet me Turqinë

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq është alarmuar nga fakti se Kosova po shqyrton mundësinë e blerjes së dronëve “Bayraktar” nga Turqia.

Ai në një intervistë televizive sonte, tha se nëse ndodhë kjo, atëherë raportet Serbi – Turqi do të afektohen.

“Kur turqit thonë se do t’ia japin Bayraktarin Prishtinës, nuk është lajm as i lehtë dhe as i mirë për ne dhe do të ndikojë në marrëdhëniet tona, edhe pse ne e respektojmë shumë presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan”, tha ai.

Ai madje shkoi edhe më larg duke thënë se kjo do të thoshte “të armatosësh dikë që nuk ka të drejtë të ketë ushtri”.

Vuçiq nga Baku tha se “për këtë duhet të kemi një mbrojtje kundërajrore të mirëpërgatitur, një skuadrilje luftarake për t’iu përgjigjur të gjitha sfidave”.

“Në atë(1999) kohë kishim një Mig-29 që nuk mund të fluturonte dhe sot kemi 14 Mig-29 të modernizuar”, theksoi Vuçiq.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here