Vucic e pret në takim Hillin, nuk dihen temat e diskutimit

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, do ta pret në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Christopher Hill.

Sipas një njoftimi të presidencës serbe, takimi mbahet në orën 09:00, në ndërtesën e Sekretariatit të Përgjithshëm të kreut të shtetit serb.

Ende nuk dihen temat që do të diskutohen në këtë takim.

Hill është emëruar rishtazi ambasador i SHBA në Serbi në fillim të këtij viti, ai ishte gjatë viteve 90-ta po ashtu diplomat në shtetin serb.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here