Homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz, kanë bërë sot edhe deputetët dhe anëtarët e Partisë Demokratike të Kosovës.
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku theksoi se Prekazi mbetet themel i shtetit të Kosovës.
“Nga do që të shkojmë si shqiptar nga këtu nisemi nga Prekazi legjendar, nga themeli i shtetit të pavarur të Kosovës. Nga këtu sot për të shënuar 28 nëntorit, nëntorin e madh festën e shumëfishtë të shqiptarëve dhe në një ditë si kjo është mirë t’ia kujtojmë vetës çmimin e lartë të lirisë, t’u flasim fëmijëve tanë, mos ta marrim të mirëqenë lirinë që e kemi dhe ta duam vendin dhe njëri-tjetrin më shumë”, tha Çitaku.