Video e paparë më herët, Rexhep Selimi dhe Mujë Krasniqi duke kënduar me çifteli

Një video e paparë më herët është publikuar nga Ramadan Selimi, vëllai ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi, i cili prej dy vitesh gjendet në Hagë.

Në këto pamje, shihet ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, duke kënduar me çifteli bashkë me bashkëluftëtarin e tij tashmë të ndjerë, Mujë Krasniqi-Kapuçi.

Ngjarja kishte ndodhur në vitin 1992, në dasmën e Elmi Zekës, në fshatin Abri të Skenderajt.

Videoja është publikuar në prag të 28 nëntorit, 110 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

[presto_player id=695]

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here