Vetëvrasja e Sokol Halilit, Policia me detaje të reja: Gjatë intervenimit janë larguar anëtarët e familjes nga shtëpia

Dje në orët e pasdites në fshatin Davidovc të Shtimes, është zhvilluar aksioni për arrestimin e Sokol Halilit, i cili ishte i dyshuar për vrasjen e ish-gruas së tij shtatzënë, Hamide Magashi, në oborrin e QKUK-së.

Në tentativë për arrestimin e Halilit, njësitet policore fillimisht kanë larguar anëtarët e familjes nga shtëpia, dhe më pastaj i kishin kërkuar të dyshuarit që të negocionte dorëzimin.

Halili nuk kishte pranuar të negocionte dorëzimin dhe kishte qëlluar vetën me armë zjarri.

Vdekjen e të dyshuarit e kanë konstatuar ekipet mjekësore, ndërsa në vendin e ngjarjes është gjetur një revole pa fishek dhe një predhë.

Në vendin e ngjarjes prezent ishte edhe prokurori, dhe me urdhër të tij trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Fsh. Davidoc, Shtime 02.12.2022 – 13:45. Njësitë policore kanë zhvilluar një aksion për arrestimin e të dyshuarit kosovar lidhur me rastin vrasje. Gjatë intervenimit është arritur që të largohen anëtarët e familjes nga shtëpia, ndërsa i dyshuari nuk ka pranuar negocimin me policinë dhe ka qëlluar veten me revole. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me një karikator pa fishekë dhe një predhë. Përveç njësive të nevojshme policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

I ndjeri Sokol Halili ishte i martuar me të ndjerën tani më, Hamide Magashi, por që muajve të fundit ishin në proces të divorcit.

Mbrëmjen e së mërkurës ai në oborrin e QKUK-së kishte qëlluar me tre plumba ndaj ish-gruas së tij, Magashi, e cila ishte shtatzënë në javën 41, duke e lënë atë të vdekur.

Ai më pas ishte arratisur edhe për 44 orë ishte pa gjurmë, dhe ishte në kërkim intenziv nga organet e drejtësisë dhe sigurisë.

E ndjera Hamide Magashi u varros premten, ndërsa në po të njëjtën ditë, në shtëpinë e të ndjerit Halili arritën njësitet e policisë, ku arritën të lokalizojnë vend ndodhjen e të dyshuarit.

Halili para se të vetëvritej kishte lënë një letër të gjatë, ku kishte sqaruar të gjitha e supozuara se si kishte ardhë deri te situata dhe si kishte privuar nga jeta ish-gruan e tij.

Familjarët e të ndjerës Magashi, kanë kërkuar hetim edhe ndaj familjarëve të Halilit, gjoja për bashkëpunim me të dyshuarin kryesorë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here