Veriu vlon: Qeveria shpall 200 vende të lira pune në komunat veriore

Qeveria e Kosovës, konkretisht Ministria e Punëve të Brendshme, ka hapur konkurs publik për Zyrtar Administrativ në komunat veriore.

Ky konkurs ka të ofruar për punësim, 200 pozita të lira.

Në shpallje bëhet e ditur se këto lloje të pozitave të punës, do ushtrohen në Qendrat për Pajisje me Dokumente dhe Qendrat për Regjistrimin e Automjeteve në Komunat e Kosovës në: Mitrovicën e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

Autoritetet e Kosovës u përpoqën të organizojnë zgjedhje në katër komunat në veri të Kosovës – Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq – pas vendimit të përfaqësuesve të serbëve atje për t’u larguar nga institucionet e Kosovës.

Braktisja e institucioneve, me mbështetjen e Serbisë, ndodhi pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme serbe në veri të Kosovës.

Më poshtë keni konkursin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here