Kosova sot është gdhirë edhe me dy barrikada të reja të vendosura tashmë në qytetin e Mitrovicës së veriut, shkruan Gazeta Metro.
Vendosje ne barrikadave e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, siç kanë thënë gjatë natës persona/grupe kriminale kanë vendosur barrikada duke penguar lëvizjen e lirë.
Barrikadat janë vendosur në udhëkryqin te shkolla teknike, ndërsa tjetra është vendosur te vendi i quajtur ‘Kershi i Dudes’ që pamundëson lëvizjen nga Mitrovica e Jugut në drejtim të Rudarës, Komuna e Zveçanit.
Në veri të vendit, gjatë natës persona/grupe kriminale, kanë vazhduar vendosjen e barrikadave duke penguar edhe më tej lirinë e lëvizjes së lirë. Referuar informacioneve zyrtare janë vendosur edhe dy barrikada me mjete të rënda. Njëra prej barrikadave është vendosur në udhëkryqin te shkolla teknike, ndërsa tjetra është vendosur te vendi i quajtur ‘Kershi i Dudes’”, konfirmon Policia e Kosovës.
E siç raporton kanal10, në “Lagjen e Boshnjakëve” , ka pasur edhe hedhje të mjeteve shpërthyese.
Ndërsa duhet theksuar se kryeministri i Kosovës, për televizionin boshnjak ‘O Kanal’, ka thënë se nëse KFOR nuk i largon barrikadat atëherë ‘ne do ta bëjmë’.
“Kemi kërkuar nga KFOR-i para Krishtlindjeve. Dhe na vjen shumë keq që KFOR-i po e vonon këtë. Nuk e di pse po ngec dhe pse po e bën. As vetë nuk e di se çfarë bisedash kanë bërë atje. Por e di që kjo nuk mund të zgjasë shumë. Së shpejti do të kemi një takim me KFOR-in për të sqaruar gjithçka. Dhe nëse KFOR-i nuk është në gjendje t’i heqë barrikadat ose, për arsye të panjohura për mua, nuk do ta bëjë këtë, atëherë ne do të duhet ta bëjmë atë. Sepse barrikadat bllokojnë kryesisht serbët në veri. Ato janë shkelje dhe shtypje e rendit tonë kushtetues dhe ligjit dhe rendit tonë. Por në radhë të parë është kundër lirisë së lëvizjes.”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se pritja ndaj KFOR-it nuk mund të zgjas më javë.
Por se a do e bëjë një gjë të tillë qeveria e Kosovës, duke urdhëruar largimin e barrikadave nëse KFOR nuk intervenon, mbetët të shihet.