Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, me anë të një postimi në Facebook ka reaguar për vdekjen tragjike të futbollistit junior të Trepçës’89, Erion Kajtazi
Ai ka thënë se ka mbetur i pikëlluar thellë nga lajmi për vdekjen në moshë aq të re të 17-vjeçarit.
”I pikëlluar thellë nga lajmi për vdekjen në moshë aq të re të futbollistit të FC Trepça ’89, Erion Kajtazi.
Ngushëllime familjes Kajtazi, kolegëve sportistë, FC Trepça ’89, dhe të gjithë atyre që e njohën nga afër. U prehsh në paqe, Erion,” ka shkruar Haradinaj.
Sot në ndeshjen e kategorisë së juniorëve ndërmjet A&N dhe Trepçës’89 ndërroi jetë mitrovicasi, Erion Kajtazi.
Edhe pas përpjekjeve maksimale të mjekëve, Kajtazi nuk kishte dhënë shenja jete dhe është konstatuar vdekja e tij nga ataku kardiak.
Ai kishte qenë përfaqësues i Kosovës U-17, ndërsa së fundmi ishte ftuar për prova disa javore nga gjiganti belg, Anderlecht.