Home Lajem Sulmet në qytetin e pushtuar në jug të Ukrainës: Nëse bie, do...

Sulmet në qytetin e pushtuar në jug të Ukrainës: Nëse bie, do të shembet e tërë linja deri në Kherson

Në anën tjetër, rusët kanë pranuar se sulmet raketore vranë dy persona.

Sipas autoriteteve lokale në atë rajon, thuhet se në sulmet raketore janë vrarë dy persona dhe 10 tjerë janë plagosur, derisa këtë e ka konfirmuar edhe kryetari në ekzil i qytetit Ivan Fedorov.

Ai pretendon se në sulm janë goditur kishat që rusët i shndërruan në “qendra komandimi”.

Këshilltari i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, thotë se qyteti Melitopol ka rëndësi të madhe për mbrojtjen e jugut të vendit.

“Nëse bie qyteti, do të shembet e tërë linja deri në Kherson”, ka shtuar ai përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here