Sulmet me shok-bombë në Veri, reagon Hovenier: Kërkojmë që fajtorët të sillen para drejtësisë

  • mbasadori i SHBA’së në Kosovës, Jeff Hovenier, ka reaguar pas konfirmimit nga EULEX për sulmin e mbrëmshëm me shok-bomba ndaj një patrulle të tyre në Rudar të komunës së Zveçanit.

Hovenier me anë të një postimi në Twitter ka thënë se sulmet e dhunshme ndaj policisë së Kosovës dhe personelit ndërkombëtarë të sigurisë janë të papranueshme.

“SHBA-ja i bashkohet EULEX-it në dënimin e fuqishëm të sulmit ndaj patrullës së EULEX-it mbrëmë. Sulmet e dhunshme ndaj Policisë së Kosovës dhe personelit ndërkombëtarë të sigurisë janë të papranueshme dhe përgjegjësit duhet të mbajnë përgjegjësi sipas sistemit kosovar të drejtësisë”, ka shkruar ai.

 

Më herët, Misioni i EULEX’it në Kosovë përmes një komunikate për media konfirmoi se mbrëmë ka ndodhur një sulm me bombë çorientuese (shok-bombë) ndaj një patrulle të tyre në Veri të Kosovës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here