Stresi tregon rastin kur Agon Amiga u plaçkit në Shqipëri

Stresi nuk e ka fare problem të përmend artistë të tjerë në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”.

E kësaj radhe ai ka folur për Agon Amigën.

Reperi ka treguar rastin se si është grabitur Agon Amiga sa ishte duke shkuar në Tiranë.

Ai tha se në Milot rrinë shumë grabitës dhe është shumë rrezik të ndaloni për të blerë diçka, pasi ata mund të jua grabisin veturën, ose gjësendet e tjera me vlerë, njëjtë siç i ka ndodhur, sipas tij, edhe Amigës.

“I kam thënë shokëve të mi prej Kosovës, reperave, kur të vini mos u ndalni në Milot te ato frutat, perimet, pasi sa binte terri kidnapuesit rrinin mbrapa shitësve në ferra. Rrinin aty nga 10 orë duke pritur. I shkreti Agon Amiga me nusen e vet, sa kanë dalë, ia kanë marrë makinën me para e me çka kanë pasur, e kanë lënë gjytyrym”, u shpreh Stresi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here