ShSKUK reagon për rastin e vrasjes së gruas në oborrin e QKUK-së

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka konfirmuar rastin e vdekjes së një gruaje në oborrin e QKUK-së pasditen e sotme.

Sipas njoftimit në Facebook, SHSKUK bën të ditur se rreth orës 18:00 në oborrin e QKUK-së ka ndodhur një vdekje.

“Organet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe dyshimet e para nga Policia janë se bëhet fjalë për vrasje.

Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim dhe po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim të sqarimit të plotë të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here