Serbisë do të qortohet nga Bashkimi Evropian në deklaratën përfundimtare të Samitit në Tiranë për shkak të refuzimit të saj për të bashkërenduar politikën e jashtme si partner i bllokut. Kritikat për mos vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë dhe lejimit të hapjes së medias shtetërore Russia Today janë pika që do ceken.
Kështu është pretenduar nga media serbe Nova që ka raportuar se për tekstin e deklaratës së përbashkët ka pajtim përveç çështjes së ofrimit të statusit kandidat për Bosnje Hercegovinës.
Njëri prej fokuseve dhe me këtë edhe përfundimet e Samitit është ndikimi i agresionit të Rusisë në Ukrainë dhe ndikimi në Ballkanin Perëndimor. Një pjesë e konsiderueshme e përhapjes së dezinformacionit dhe propagandës ruse në rajon. Këtu më së shumti ka zemërim me Serbinë që muajin e kaluar hapi dyert për median shtetërore ruse Russia Today ,
Serbia si një kohë të gjatë kandidat për anëtarësim në BE dhe partner i BE’së ka shkaktuar pakënaqësi tek bashkësia ndërkombëtare që ka pritur që Beograd do të përshtatë politikën e jashtme dhe të sigurisë me bllokut evropian.
Siç pretendon Nova në dokumentit e dalë nga samiti do të theksohet se “nuk do të ketë hapje apo mbyllje e cilitdo kapitull derisa Serbia nuk dëshmon dëshirën e përkatësisë në union”. Këshilli i Ministrave kërkon nga Serbia që të dëshmojë pa rezerva përkushtimin e Serbisë ndaj parimeve ndaj BE’së, që në këtë moment ndërlidhen me vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.
Për sanksionet ndaj Rusisë rishtas në Beograd ka folur edhe Komisionari i BE’së për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi, që kishte deklaruar se po thirret në premtimin e presidentit serb Aleksandar Vucic që të ndihmojë BE’në të vendos sanksionet në mënyrë të rregullt si mjet që të ndërpritet lufta.
Presidenti serb Vucic të martën në Tiranë para nisjes së Samitit të BE-Ballkani Perëndimor ishte kategorik në refuzimin e tij të vendosjes së sanksioneve siç ka qenë në vazhdimësi.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i pyetur nga gazeta serbe Danas nëse presidenti serb do të nënshkruajë deklaratën e Samitit në fund, nuk pati përgjigje definitive duke deklaruar se do të presin deri në fund se çfarë do të ndodhë.