Edi Rama, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se dje Shqipëria ka lënë mbresa fantastike te të gjithë.
Në postimin e tij Rama tha se Shqipëria për herë të parë merr lajmin dhe pamjen kryesore në hapësirën qendrore të faqes së parë të dy prej gazetave më të mëdha në Gjermani, dhe natyrisht se për mirë.
“Për herë të parë në histori Shqipëria merr lajmin dhe pamjen kryesore në hapësirën qendrore të faqes së parë të dy prej gazetave më të mëdha të Gjermanisë; për mirë natyrisht. Mbresat që kemi lënë dje për Shqipërinë si vend pritës dhe Tiranën si vendngjarje, janë realisht fantastike. Tek të gjithë.” shkruan ai.