Rusja misterioze në mesin e puçistëve të arrestuar gjermanë, kishte përsipër kontaktin me Rusinë

Nga 25 të arrestuarit e dyshuar për komplotin e tentim grusht shtetit në Gjermani është edhe një grua ruse Vitalia B. Sipas raporteve ajo ishte personi i ngarkuar nga grupi për të kontaktuar Moskën.

Nga 25 të dyshuarit e grupit është identifikuar edhe një grua ruse Vitalia B, që i ishte kërkuar nga grupi të kontaktonte Moskën në emër të aristokratit Heinrich XIII. Ambasada ruse në Berlin ka dalë me komunikatë se “ata nuk mbanin kontakt me përfaqësuesit e grupit terrorist apo entitete të tjera ilegale”.

Për të nuk dihen shumë detaje, por nga mediat ajo është shënjuar si personi i dyshuar më misterioz që qëndron pas organizatës dhe ndërmjetëson mes aristokratit Heinchrich dhe zyrtarëve rus.

Sipas Zyrës së Prokurorit Federal, grupi terrorist dëshironte në mënyrë specifike të rekrutonte anëtarë të Bundeswehr-it dhe policisë për qëllimet e tyre. Ata formuan një “krah ushtarak” dhe një këshill të kryesuar nga “Heinrich XIII P. R.”. Sipas raportimeve të mediave, ai është një sipërmarrës i imobilieve nga Frankfurti mbi Main, i cili posedon edhe një kështjellë për gjueti në Bad Lobenstein.

Sipas Zyrës së Prokurorit Federal, grupi terrorist dëshironte në mënyrë specifike të rekrutonte anëtarë të Bundeswehr-it dhe policisë për qëllimet e tyre.

Ata formuan një “krah ushtarak” dhe një këshill të kryesuar nga “Heinrich XIII P. R.”. Sipas raportimeve të mediave, ai është një sipërmarrës i imobilieve nga Frankfurti mbi Main, i cili posedon edhe një kështjellë për gjueti në Bad Lobenstein.

Si drejtuesi i dytë i grupit është identifikuar nga prokurori federal personi i quajtur Rüdiger v. P., për të cilin mediat njoftojnë se ka qenë ish-komandant i parashutistëve.

Të akuzuarit i bashkon “një refuzim i thellë i institucioneve shtetërore dhe rendit demokratik të Republikës Federale të Gjermanisë,” tha ai. Për të zbatuar planet e tyre, ata kanë planifikuar edhe përdorimin e forcës ushtarake dhe dhunën ndaj përfaqësuesve të shtetit si dhe vrasjet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here