Një person dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.
Sipas raportimit të FrontOnline, ky rast ka ndodhur para disa minutash në afërsi të Klinikës së Gjinekologjisë në kryeqytet, ku burri dyshohet të ketë vrarë gruan e tij që raportohet se ka qenë shtatzënë.
Ne kemi kontaktuar me zëdhënësit e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, por deri më tani të njëjtit nuk e kanë konfirmuar zyrtarisht rastin.
Në përditësim…