Raportohet për shpërthime, lëshohen alarmet në veri

Disa shpërthime raportohet të kenë ndodhur të martën në mesditë në objektin e Komunës së Zubin-Potokut në veri të Kosovës, në momentin kur zyrtarë të Komisionit Komunal Zgjedhor, kanë tentuar të hyjnë në objekt. Po ashtu, edhe zyra e KKZ-së në Mitrovicën e Veriut është demoluar.

Mësohet se menjëherë janë lëshuar alarmet e rrezikut.

Institucionet përgjegjëse nuk kanë konfirmuar asgjë edhe pse KOHA ka tentuar t’i kontaktojë Policinë, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe KQZ-në.

Në veri të vendit më 18 dhjetor pritet të mbahen zgjedhjet për kryetarë komunash në këto komuna. Në zgjedhje nuk do të marrë pjesë Lista Serbe e cila ka udhëhequr me komunat deri në dorëheqjen kolektive, pas vendimit të Qeverisë për ndëshkim të pronarëve të veturave me targa ilegale të lëshuara nga Serbia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here