Rama për Dua Lipën: Çika e Prishtinës e ndezi Tiranën

Mbrëmjen e 28 Nëntorit u mbajt koncerti madhështor i Dua Lipës në Tiranë.

Ky koncert u mbajt për nder të Ditës së Flamurit, 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. I pranishëm në këtë koncert ka qenë edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Rama ndau një moment me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn, të cilin e falënderoi për mbrëmjen që realizoi.

“Çika e Prishtinës e ndezi Tiranën. Dua Lipa. Faleminderit Erion Veliaj për këtë natë fantastike”, tha ai.

Dua përndryshe me koncertin në Tiranë e ka përmbyllur turneun në kuadër të albumit “Future Nostalgia”.

Ajo një ditë para këtij eventi mori nënshtetësinë shqiptare, duke u bërë kështu qytetarja më e re e Shqipërisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here