Policia jep detaje rreth vrasjes së gruas shtatzënë në oborrin e QKUK’së, ishte 35 vjeçe

Policia e Kosovës ka raportuar se një grua 35 vjeçe është vrarë në oborrin e QKUK’së.

Sipas Policisë rreth orë 18:00, kanë pranuar informatën për një trup të pajetë, në oborrin e QKUK’së.

“Rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë, në oborrin e QKUK-së në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, femër, rreth 35 vjeç.

Mbështetur në informacionet e para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vrasje. Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim dhe po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim sqarimin e plotë të ngjarjes” thanë nga Policia.

Ky është rasti i dytë brenda pesë ditësh që një grua mbeti e vrarë. Rasti i fundit ishte të premten, më 25 nëntor, ku një 63-vjeçare mbeti e vrarë nga bashkëshorti i saj 70-vjeç.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here