Policia jep detaje për aksidentin në Çagllavicë ku vdiq 35-vjeçari

Një 35-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku në Çagllavicë.

Rastin e ka konfirmuar, zëdhënësja e Policisë e Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 04:40 kemi pranuar informatën se në Çagllavicë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale.

Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet (me targa të huaja). Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar një person, i cili nuk kanë arritur të përballojnë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë . Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.”, ka thënë Ahmeti.

Trupi i viktimës A.A., mashkull 35-vjeç, është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërkohë që njësiti i trafikut po merret me hetimin e rastit.


LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here