“Po del me disa persona natën…”, burri në Malishevë kërcënon me vrasje gruan me të cilën është në prag divorci

Urdhrat që lëshojnë Gjykatat ndaj personave të cilët kanë kryer dhunë në familje jo gjithmonë respektohen dhe për pasojë vepra përsëritet e madje përfundon edhe tragjikisht, siç ndodhi me rastin e gruas shtatzënë që u vra nga ish-bashkëshorti i saj, raporton Gazeta Sinjali.

Mbrojtje nga Policia ka kërkuar edhe një grua në Malishevë, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtës dhe është në procedura divorci me bashkëshortin e saj. Ajo po përballet me dhunën psikike që ai dyshohet se po ia shkakton, duke e kërcënuar edhe me vrasje.

Burimet nga Prokuroria ka bërë me dije se i dyshuari e ka akuzuar bashkëshorten se po del me disa persona gjatë natës, duke kërkuar kështu strehim për të. Në të kundërtën, ai ka deklaruar para zyrtarëve policorë se “ose e mbys veten ose atë”.

Pasi janë intervistuar dy palët, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin e personit të dyshuar, ndaj të cilit është iniciuar rasti për veprën penale “Dhunë në familje”.

Ndryshe, masa mbrojtëse e ndalimit të afrimit viktimës së dhunës në familje si dhe vartësit të tij/saj dhe personave tjerë nëse është e nevojshme, mund t’i shqiptohet personit i cili ka kryer dhunë në familje, nëse ekziston rreziku i përsëritjes së dhunës në familje

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here