“Përhajr na koftë se lufta filloi” – fjalët e fundit të Adem Jasharit para sulmit në Prekaz

Xhevair Geci, bashkëluftëtar i komandantit legjendar Adem Jasharit, ka treguar për fjalët e fundit që iu tha Adem Jashari.

Ai ka treguar se Adem Jashari më 4 mars ishte në Llaushë me ta.

“Më 4 marsi Ademi ka nejtë në Llaushë më neve. Në ato pozicione ne kemi nejtë deri 3, 4 mëngjesit. Aty ka qenë hera e fundit që jemi takuar”, ka treguar Geci në T7 .

Më pas, kishte informatorë që kanë treguar që forcat serbe kanë bllokuar disa rrugë.

“Përhajr na koftë lufta se lufta filloj, por kqyr bëni gajret edhe luftoni sa të muni”, e ka cituar Geci komandantin legjendar Adem Jashari.

Sipas tij, referuar asaj që është thënë në atë kohë, 6 mijë forca serbe e kishin rrethuar Prekazin.

Por Geci ka treguar se depërtimi ishte i pamundur deri në Prekaz.

“E kanë blloku kalimin prej Morine deri te rruga që hynë në Prekaz, tregonin që 6 mijë forca serbe kanë qenë. Ne prej Llaushe i kemi gjuajt forcat serbe prej kodrave”, ka treguar ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here