Përfundon shpejt “Muaji i Mjaltit” për Zvicrën – i merr gjashtë gola dhe eliminohet nga Kupa e Botës

Portugalia e ka mposhtur me rezultat të thellë Zvicrën, në kuadër të 1/8-ave të finales së Kupës së Botës.

Pas 90 minutave rezultati ishte 6-1 për skuadrën e Fernando Santosit.

Lojtari i ndeshjes ishte padyshim Gonçalo Ramos që shënoi tri gola, teksa me gol kontribuan Pepe, Guerrero dhe Leao.

Për zviceranët golin e nderit e shënoi Akanji.

Portugezët do të luajnë në çerekfinale ndaj Marokut, teksa Xhaka e Shaqiri me shokë mjaftohen me mposhtjen e Serbisë dhe kalimin e grupeve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here