Cristiano Ronaldo ka shpërndarë një video të tij në palestër, teksa duket të qëndrojë në formë ndërkohë që gjen një klub të ri pas largimit nga Manchester United.
Kanë qenë disa javë të trazuara për sulmuesin, i cili u largua nga Old Trafford në mënyrë të diskutueshme pasi dha një intervistë të zjarrtë për gazetarin Piers Morgan.
Ata fituan ndeshjen e raundit të 16-të në rezultat 6-1 në mungesë të tij, por më pas u eliminuan nga Maroku në raundin tjetër, duke e përlotur Ronaldon.
Si gjithmonë, ai shfaqi fizikun e tij mbresëlënës, duke publikuar një video nga ushtrimet e tij në palestër në Instagram.
Kjo vjen pasi sulmuesi legjendar stërviti me ish-klubin e tij Real Madrid në një përpjekje të ngjashme për të qëndruar në formë dhe për të tërhequr klube të mundshme.
Ka pasur interes nga klubi i Arabisë Saudite, Al Nassr dhe Katar Stars League, por skuadrat evropiane duket se janë më hezituese.