Nora Istrefi nuk i tha jo ribashkimit, Robert Berisha: Mos u ktheni me ishat

Pas 14 vitesh krah njëri-tjetrit, Nora Istrefi dhe Robert Berisha i dhanë kohë më parë marrëdhënies së tyre.

Së fundi marrëdhënia e tyre u rikthye sërish në qendër të vëmendjes. Në intervistën e fundit në “Më lërë të flas”, Nora foli rreth divorcit me Robertin.

“E kemi marrë të dy vendimin për divorc. Kemi qenë 14 vite bashkë. Kohën më të mirë të jetës e kam kaluar me Robertin. Më ka pëlqyer gjithçka, humori, pamja.

Por që nuk shkoi ashtu siç kisha parashikuar. Lidhja ka pasur shumë kriza. Disa gjëra kisha pas qejf me i mbajt për vete. Vendosëm me ardh deri tek divorci për qetësi shpirtërore dhe ta ketë Renee një ambient sa më të këndshëm. Ndarja ka qenë shumë e vështirë, edhe për mua edhe për vajzën.

Nuk mund ta përshkruaj me fjalë. Me Robertin sot kemi marrëdhënie korrekte, distanca të kufizuara. Gjithçka që ka të bëjë me Renee-n. Dëgjohemi në Whatsapp, dreka, darka. Jemi munduar shumë të mbajmë një raport të mirë që vajza mos ta ndjejë mungesën time apo të Robertit.”, u shpreh këngëtarja.

E pyetur nga vëllezërit Veshaj, Donaldi dhe Romeo, nëse do të ketë një ribashkim, Nora nuk e përjashtoi mundësinë ndonëse nuk tha diçka definitive.

“Është rikthyer Donaldi me Borën kështu që pritni njëherë. Po e lëmë njëherë me juve.”, shtoi ajo.

Mirëpo mesa duket Roberti nuk e ka pritur aspak mirë këtë deklaratë të ish-partneres.

Ai së fundi duket se e ka thumbuar Norën publikisht në emisionin e tij “Robi plaket kur do vetë” duke i këshilluar ndjekësit që të mos rikthehen më me ishat.

“Veç mos u ktheni me isha, me u rikthy me ishin i bie si të shesës makinën dhe më pas të pyesësh a e ke akoma makinën, ma kthe.”, tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here