Një person gjendet i vdekur në…!

Një person është gjetur pa shenja jete në veturën e tij të martën në rrugën “Vëllezërit Çaka” në Kaçanik. 

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli. Ai bëri të ditur se me autorizimin e prokurorit kanë nisur hetimet për zbardhjen e këtij rasti.

Policia e rendit e më pas edhe policët hetues, menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin ngjarjes së bashku me nje ekip të Emergjencës së Kaçanikut dhe nga mjeku kujdestar është konstatuar se viktima ështē pa shenja jete. Policia ka siguruar perimetrin e vendit të ngjarjes dhe nën autorizim të prokurorit ka nisur hetimet”, tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here