Musliu-Shoshi: Militanta, kthjelluni, tash duhet me votu Albinin 80% që me pas mundësi krejt ndryshimet me i sjellë në kete vend, me i pru barrikadat deri në Prishtinë!

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi, ka reaguar në  lidhje me ngjarjet e fundit që po ndodhin në Veri të vendit.

Në këtë reagim, Musliu Shoshi I është drejtuar kryeministrit Kurti, duke thënë se Kurti është një kryeministër por se nuk din se çfarë po ndodh edhe pse Këshillin e Sigurisë Kombëtare, drejtorin dhe inspektorin e AKI-së i emëron vet.

Ajo ka thënë se kryeministri Albin Kurti do të dëshironte që të ishte në opozitë, në mënyrë që të protestonte për zhvillimet në veri të vendit.

Sipas saj, Kurti së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla do të hidhnin molotova duke e shkatërruar pronën publike.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here