Analisti Milaim Zeka e konsideron presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç si një nga liderët më të rëndësishëm të rajonit.
Në një intervistë për Euronews Albania, Zeka u shpreh se Vuçiç ka një ekip këshilltarësh dhe ekspertësh të mençur, falë të cilëve ai është në Tiranë për Samitin e BE.
“Ndryshe nga liderët tanë politikë, qoftë Edi Rama, qoftë Albin Kurti që veprimet politike me të huajt i bëjnë me kokë e vet, pa u konsultuar, në bazë të këshillave të ekspertëve Vuçiç erdhi në samit dhe prapëseprapë Vuçiç mbetet një nga liderët më të rëndësishëm në Ballkan”, tha Zeka.