Mes dhimbjes e lotëve i jepet lamtumira e fundit Hamide Magashit që u vra në oborrin e QKUK-së nga ish-burri

Sot iu dha lamtumira e fundit Hamide Magashit, gruas shtatzënë e cila u vra dy ditë më parë para Klinikës së Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë, ku i dyshuar për vrasjen e saj është ish-bashkëshorti i saj, Sokol Halili.

Në ceremoninë e varrimit kanë marrë pjesë shumë qytetarë si dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti.

Sokol Halili, i dyshuar për vrasjen e ish-gruas së tij shtatzënë, Hamide Magashi mbrëmjen e së mërkurës në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) është ende në kërkim nga Policia e Kosovës.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here