Mediumi serb: Pas takimit me Lajcak nesër Vucic do të vendos për këtë gjë

Mediumi serb “Novosti” raporton se emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak nesër do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Sipas “Novostit” Lajçak e Vuçiq do të flasin për emërimin e Nenad Rashiqit si ministër për Komunitete dhe Kthim.

Ende nuk dihet se kur ai do të vijë në Kosovë ku do të takohet me kryeministrin Albin Kurti.

Lajçak ka bërë të ditur se gjatë këtyre takimeve temë diskutimi do të jetë edhe hapat e ardhshëm për normalizim të marrëdhënieve sipas planit franko-gjerman.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here