Mediumi anglez: Behgjet Pacolli i interesuar për ta blerë Man Unitedin

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka shprehur interesim për ta blerë Manchester United nga Glazers.

Ai është një miliarder dhe një biznesmen i suksesshëm, duke qenë aksionari kryesor i kompanisë zvicerane të ndërtimit dhe inxhinierisë civile “Mabetex Group”, raporton Footballtransfers.

Pacolli ndoqi një ndeshje të Arsenalit në “Emirates Stadium” kur Topçinjtë mposhtën Leicesterin në gusht.

Dhe i pyetur nga gazetarët këtë mërkurë nëse ai ishte i interesuar të blinte Manchester United, Pacolli u përgjigj “në rregull”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here