‘Marrëveshja s’do të jetë e lehtë’, Kurti: Unë jam student i Demaçit, Vucic i Sheshelit

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë “nuk do të jetë e lehtë”.

Ai tha se përplasja ndërmjet tij dhe Vuçiqit, është në fakt përplasje ndërmjet vizionit dhe trashëgimisë së Adem Demaçit dhe asaj të Vojisllav Sheshelit.

 

“Andaj unë e pranoj që marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk do të jetë e lehtë, por megjithatë mendoj që duhet t’i jepet shancë dialogut dhe të shpresojmë e të punojmë për më mirë”, ka shtuar ai.

Këtë pjesë të deklaratës e ka ndarë Lëvizja Vetëvendosje në faqen e saj në Facebook.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here