Fitorja e Marokut ndaj Spanjës ishte njëra nga befasitë e shumta që ndodhën në këtë Kampionat Botëror.
Afrikanët arritën të fitojnë në penallti ndaj “Stuhisë së Kuqe”, duke e dëshmuar edhe një herë se po flitet për një skuadër e cila ka ardhur që të shkojë sa më larg në këtë kompeticion.
Triumfin ndaj ish-kampionëve botërorë ata ia dedikuan Abdelhak Nourit, i cili, vite më parë, pësoi një arrest kardiak, teksa po luante për Ajaxin.
Lojtari, pas këtij arresti, qëndroi një vit në koma, ku u zbulua që kishte marrë dëmtime të rënda të trurit.
Pas këtyre ndodhive, lojtari është pensionuar nga futbolli.