Një moment kur Luiz Ejlli i “hidhet” sipër Kiara Titos teksa ajo po qëndronte në shtratin e saj, ka ngjallur reagime të shumta në rrjet. Ky moment është komentuar dhe mbrëmjen e sotme gjatë spektaklit.
Arbri: I kam parë, uroj të ketë një gjë të bukur dhe të pastë, se kam parë që dhe Kiara do kohën , problemi është kjo hedhja te krevati, se këta nuk janë të lidhur, nuk e kuptoj dot këtë si shaka, se ky është program që shihet nga fëmijët.
Luizi: Te krevati, nuk u hodha për keq.
Zhaklina: Ajo që mendoj unë ndahet në dy stade: parimori i pari se vendi ynë vuan shumë nga dhuna, kështu që ju jeni modelet e momentin, mos i normalizoni këto situata, se nuk janë. Pra sa herë angazhohemi në marrëdhënie, duhet të marrim leje, dhe kjo vlen për të gjithë ju. Nuk do doja që këto situata të normalizoheshin dhe të ripërsëriteshin si diçka normale, si diçka shoqërore sepse nuk është. Kërko nga Luizi, Kiara respekt jo vëmendje!
Kiara: Inë kam këtë natyrën që nuk dua t’ia prish njeriu, këtë e kam diskutuar me Luizin , ne rrimë shumë me njëri-tjetrin, por nuk kemi asgjë.
Zhaklina: Vendos kufijt e tu, dhe mos mendo se je e keqe!