Lidhja e Elhaida Danit me Ledian Agallijaj bëri bujë të madhe në media.
Çifti po vazhdon të shijojë lidhjen e tyre të nisur para pak muajsh mes shumë komenteve.
Këngëtarja dhe balerini bën publike shumë shpejt lidhjen e nisur pasi u bënë bashkë për spektaklin e vallëzimit por duket se pëlqimi nga ana e Elhaidës paska egzistuar edhe para takimit dhe bashkëpunimit të tyre.
Për këtë romancë ka folur së fundmi edhe koreografja Ola Hasani, e cila zbuloi se në fakt Elhaida ka pasur një pëlqim për balerinin, që para spektaklit.
“Mbaj mend ditën e parë kur ka ardhur Elhaida për prova. Po e prisja me Ledin, kur erdhi dhe kishte një lloj dridhje. Ndoshta nuk më takon ta them por mendoj se kishte një lloj parapëlqimi për Ledin para se të vinte”-tha ajo.