Lajcak pas takimit me Escobar dhe Geoana: Biseduam për veriun e Kosovës dhe rrugën përpara

Emisari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak ka dhënë detaje pas takimit me zëvendës/sekretarin e Përgjithshëm të NATO’s, Gjeneral Mircea Geoana dhe me të dërguarin e SHBA’së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Ai ka thënë se me të lartcekurit ka diskutuar për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

”Pata një takim të dobishëm dhe në kohë me DSG-në e NATO-s Mircea Geoana dhe Escobar sot. Diskutuam zhvillimet e fundit në dialog, duke përfshirë veriun e Kosovës, bashkëpunimin BE-SHBA-NATO dhe rrugën përpara. Mirënjohës për mundësinë për të adresuar gjithashtu bashkërisht NATO ambasadorët,” ka shkruar ai.

 

Vlen të theksohet se edhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në NATO, Julianne Smith pak çaste më parë bëri të ditur se ka biseduar Gabriel Escobar për situatën në veri të Kosovës.

Ajo tha se SHBA mbështet fuqishëm dialogun e ndërmjetësuar nga BE’ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ndërkaq, kujtojmë se Escobar dhe Lajcak sot kanë zhvilluar një takim në selinë qendrore të NATO’s.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here