Traktorin e drejton presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili është i veshur me fanellën e skuadrës serbe të futbollit, në trajlerin e traktorit ka edhe serbë
me fanella, me fytyra të kërrusura dhe të trishtuara, pranë tyre nacionalisti Vulin dhe Milan Borjan i cili u dëbua nga Knini gjatë operacionit “Stuhia”, ku në vitin 1995 ushtria kroate i dëboi mbi 250 mijë serbë nga Kroacia.

Për t’i indinjuar edhe më shumë serbët, revista kroate ka vendosur tabelën rrugore “Beograd”, në të cilën qëndron një zog shqiponje me sqep të përgjakur.