Kriza në Veri: Qyetarëve shqiptarë u kufizohet qarkullimi, situata më e rëndë se herave tjera

Situata në veri të vendit është e tensionuar por është shumë më serioze se sa në të gjitha rastet e kaluara thonë qytetarët shqiptarë të Mitrovicë së Veriut.

Qytetarë të Mitrovicë së Veriut kanë thënë se Policia e Kosovës ka ndërmarrë masa më rigoroze për qarkullimin e qytetarëve atje. Policët afër Urës së Ibrit po u thonë qytetarëve që është e ndaluar dalja në pjesën veriore dhe lëvizja afër urës.

Gjithashtu te Lagja e Boshnjakëve raportohet se në çdo udhëkryq ka më së paku nga 5-6 policë të cilët patrullojnë dhe monitorjnë situatën thonë burimt.

Ditëve të fundit në veri të Kosovës janë shpeshtuar sulmet ndaj Policisë së Kosovës, ku dhe pak ditë më parë mbeti i plagosur një polic.

Vetëm sot 3 herë janë sulmuar njësitet policore me armë zjarri, ndërsa një gazetare që po raportonte është sulmuar me mjete shpërthyese

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here