Kreu i NATO’s, Stoltenberg tërheqë vërejtjen: Vucic dhe Kurti të mos e përshkallëzojnë situatën

Sekretari i Përgjithshëm i NATO’s Jens Stoltenberg ka njoftuar të hënën se ka biseduar si me kryeministrin Kurti dhe presidentin serb Vucic të cilëve iu ka kërkuar që të mos ndërmarrin veprime që do të eskalonin situatën tashmë të tensionuar.

Stoltenberg ka shkruar në konton e tij në rrjetin social Twitter ku ka sqaruar kërkesën e tij eksplicite për të dy liderët rreth situatës në Veri. S’duan eskalim të mëtejmë.

 

“Bisedova me Aleksandar Vucic dhe Albin Kurtin rreth situatës së tensionuar në veriun e Kosovë. Iu kërkova që të dyve që të përmbahen nga çdo veprim i njëanshëm që do të mund të nxiste përshkallëzimin. Dialogu është e vetmja mënyrë para. NATO dhe KFOR mbesin vigjilent”.

 

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar ashpër gjatë fundjavës duke i kërkuar dy palëve që të ndërpresin rrjedhën e tanishme. Iu kërkua Kosovës që të pezullojnë vendimin për targat ilegale për një periudhë dhe të zbatojnë marrëveshjet e nënshkruara, ndërsa palës serbe që të ndërpresin bojkotin e institucioneve dhe të kthehen në vendet e tyre të punës.

Të dyja palët tashmë kanë lëvizur nga ajo pikë pasi serbët kanë dorëzuar dorëheqjet si në nivelin lokal dhe atë qendror në Kosovë të hënën, ndërsa kryeministri Kurti në konferencë për shtyp të hënën njoftoi se nuk tërhiqet nga vendimi dhe fajësoi Serbinë dhe presidentin serb Vucic për eskalimin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here