Një tubim popullor i ultra-nacionalistëve fundmentalistë të krishterë anti-perëndimor serbë në Beograd u mbajt të premten para presidencës serbe që vazhdoi e kaloi edhe nga ambasada ruse dhe përfundoi tek tempulli i Kishës Ortodokse Serbe ‘Sveti Sava’.
Organizatorët që nuk u bënë të ditur se kush janë e bënë të njohur se nga mbrëmja e të premtes do të nisin një ‘Marsh të Madh drejt Kosovës’. Megjithëse, nuk cekej kush është organizatori i tubimit e këtyre nismave, ‘të dyshuarit e zakonshëm’ ishin prezent, kryetari i partisë fashiste serbe Dveri dhe kryetari i lëvizjes së ndaluar fashiste serbe Obraz. Nuk kishte edhe aq shumë të pranishëm në tubimin e të premtes në Beograd,.
Ky tubim i thirrur nga grupe të qytetarëve serbë e mbështetur dhe promovuar nga partia me qëndrime fashiste serbe Dveri. Ata e nisën protestën para pallatit të presidencës serbe në Beograd, pastaj parakaluan drejt ambasadës së Federatës së Rusisë dhe e mbyllën para tempullit të Kishës Ortodokse Serbe ‘Sveti Sava’.
Ky tubim ishte promovuar me ditë të tëra edhe nga Bosko Obradovic kryetari i kësaj partie me ideologji ultra-nacionaliste, krishtera fundamentaliste, anti-semite dhe që shpesh janë shfaqur të dhunshëm në manifestimet e tyre politike.
Në tubim janë dëgjuar parulla anti qeverisë serbe të cilët i konsiderojnë tradhtarë, duke theksuar në veçanti presidentin serb Aleksandar Vucic dhe kryediplomatin serb Ivica Dacic.
Në tubim hidheshin parulla edhe se ‘Vucic dhe Dacic u paskan ngulur thikën në shpinë’ popullit serb në Kosovë, dhe nëse do të vdesin në Kosovë ai ‘ta mbajë mend se ishte plumbi i tij që i vrau”.
Në tubim u kërkua që të thirret seancë e kuvendit serb për të anuluar të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare për Kosovën dhe të ‘punohet për riinegrimin e plotë të kësaj krahine me Serbinë’.
Tubimi kishte parullën kryesore ‘Kosovën e tradhtojnë tutcat’. Në tubim ishte prezent edhe ish themeluesi i lëvizjes së ndaluar në Serbi nga gjykata kushtetuese në vitin 2012 ‘Obraz’, Mladen Obradovic. Kjo lëvizje që ishte jashtëzakonisht fashiste edhe për autoritetet serbe të asaj kohe. Megjithëse, menjëherë pas ndalimit, kjo organizatë u regjistrua me një emërtim tjetër.
Bosko Obradovic nga Dveri që ka kaluar pragun elektoral në Serbi dhe tani ka 6 ulëse në parlamentin serb, gjatë fjalimit të tij në tubim njoftoi për tubime për të dielën dhe ditëve të ardhshme në të gjithë Serbinë.
Në tubim janë parë dhe flamuj serbë me parullat ‘Kosova është shpirti i Serbisë’. Kishte edhe transparentë të tjerë të tillë ku ‘Kosova është zemra e Metohija shpirti i Serbisë’.
Në komunikatën e tubimit ishte nënvizuar se të mbledhurit në orën 22:00 do të nisen për një ‘Marsh të Madh për në Kosovë”. Sipas tyre ky i ashtuquajtur i madh do të arrij në Jarinje të dielën në orën 13:00.
Në thirrjen për këtë tubim nuk ishte cekur se kush janë organizatorët e këtij tubimi.
Të enjten ishte njoftuar poashtu për një marsh protestues drejt Jarinjes nga një grup fashist serb tjetër në Mal të Zi, ‘OtporCG’, që datën e caktuar e kishin të dielën me 18 dhjetor. Sipas njoftimit të tyre ata kishin organizuar edhe itinerarin e udhëtimit të këtij organizimi. Në njoftimin e tyre ishte cekur se thirrja vlen për të gjithë qytetarët serbë në rajon./gazetametro.net