6 ditë më parë, më 30 nëntor, në mediat norvegjeze është raportuar për vdekjen e një shtetasi norvegjez në Serbi. Pak informacione janë dhënë nga Ministria e Jashtme e Norvegjisë, mirëpo dyshimet janë se bëhet fjalë për një kosovar nga Peja, të quajtur Artan Zymberi.
Axha i të ndjerit, Nexhat Zymberi tregoi se e gjithë ngjarja kishte filluar, një vit më parë, kur Artan Zymberaj ishte arrestuar nga policia, për posedim të disa tabletave, hapave që sipas Zymberajt ato tableta kishin qenë të jashtëligjshme.
Zymberajt i ishte caktuar masa e burgimit për 3 vite, por që sipas tij, ai do të transferohej në Norvegji pas muajit dhjetor.
I ndjeri ishte në këtë burg tash e një vit, por që sipas Nexhatit, brenda këtij viti asnjëherë nuk kishin pasur kontakt me Artanin, e as nuk ishin takuar pasi që gjithmonë arsyetimi i burgut kur kanë kontaktuar familjarët për të pyetur për Artanin kanë qenë: “ja djali nuk po do me folë, ja nuk është aty, ja është në ushtrime.”
I gjithë dyshimi i tyre për vdekjen e Artanit është sepse ai kishte tatu; “Adem Jasharin në gjoks, Skëndërbeun në tjetrën anë, shqiponjën, dhe ka pasur edhe emblemen e UÇK’së.”