Kiev: Luftëtarët ngrenë flamurin ukrainas në Dnieper! Zelensky: Frontet më të dhimbshme në Bakhmut dhe Soldear

Luftëtarët e njësisë speciale ‘Karlson’ ngritën flamurin ukrainas në bregun e majtë të rajonit Kherson. Kjo u bë e ditur nga forcat e armatosura ukrainase, siç raporton Ukrinform, pasi ushtria e Kievit më 15 nëntor kishte çliruar qytetin Kherson në bregun e djathtë të Dnipro. 

Flamuri i Ukrainës ishte varur në një vinç. Ndonëse është çliruar, rajoni u bombardua 28 herë në 24 orët e fundit. Ndërkohë beteja është zhvendosur në Bakhmut, Soldear dhe Donetsk.

“Ndërsa në Bakhmut dhe Soldear, në Donetsk, janë situatat më të nxehta dhe më të dhimbshme”, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here