KFOR shton prezencën në veri, krijon kordon me blinda dhe tela me gjemba

Forca të shtuara të KFOR-it janë parë të dielën në veri të vendit, saktësisht afër pikës kufitare Jarinjë, ku për sot është paralajmëruar një protestë.

KFOR-i ka krijuar një kordon me blinda dhe tela të gjembuar.

Siç raportojnë mediat serbe si pasojë e kordonëve të krijuar nga KFOR-i, askush nuk mund ta kalojë këtë pikë kufitare.

Disa organizata të djathta nga Mali i Zi, Republika Srpska dhe Serbia e kanë paralajmëruar përmes rrjeteve sociale një protestë për orën 13:00. Tashmë një numër i madh i tyre janë mbledhur afër pikës kufitare Jarnijë.

Situata e njëjtë është edhe në Bërnjak. Disa nga rrugët në veri të Kosovës, vazhdojnë të jenë të bllokuara për të nëntën ditë më radhë, si pasojë e vendosjes së barrikadave nga serbët lokalë si shenjë revolte ndaj arrestimit të ish-zyrtarit policor, Dejan Pantiq.

Policia e Kosovës ka njoftuar mbrëmë se gjatë natës ka vazhduar vendosja e një barrikade të re në lagjen Berxhane që shpie për në Zveçan, për të vazhduar pengimin e lirisë së lëvizjes së lirë edhe në rrugët alternative.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here