Isa Veliu nga Polaci, dikur këndonte me Hamëz Jasharin, sot taksist në rrugët e Skënderajit duke i kënduar heroit…

Taksisti nga fshati Polac i Skënderajt, Isa Veliu dikur këndonte me Hamëz Jasharin ndërsa sot taksist në rrugët e Skenderajt duke i kënduar heroit.

Veliu, i cili tash e 12 vite e ushtron profesionin e taksistit në Skënderaj ka ndarë disa momente të jetës, që zënë një vend të rëndësishëm në zemrën e tij.

Ai ishte pjesë e ansamblit të atëhershëm të Drenicës të quajtur: Shoqëria Kulturoro-artistike -Drenica bashkë me heroin kombëtar Hamëz Jasharin.

Veliu është shprehur që ndjehet me fat që ishte bashkë me Hamëzen pjesë e këtij ansambli dhe që kanë ndarë skenën bashkë.

“Hamëza ka qenë në grupin e dramës, ku ka luajtur role të ndryshme.” – ka thënë Veliu.

“Me Hamëzen kemi kaluar një jetë mbresëlënëse, janë kanë fillimet e aktivitetit tim në ansambël. Hamëza krahas roleve që i ka pasur në grupin dramatik, ka kaluar në grupin e muzikës, në grupin e folklorit. Hamëza ka kënduar shumë mirë, i ka ra sharkisë shumë mirë.” -shtoi në ndërkohë taksisti Isa Veliu.

Ndërsa tash ai thotë se e bën punën e taksistit në Skënderaj. Megjithëkëtë Veliu u shpreh i kënaqur me këtë punë, duke thënë se e ka pasur gjithherë pasion vozitjen./Rajoni.org/ATV/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here