Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar në profilin e saj zyrtar lidhur me mbajtjen për 48 orë të aktivistes Neri Ferizi e cila kishte marrë pjesë në protestën e organizuar për rastin e vrasjes së Hamide Magashit.
“Prokurori që përndjekë aktivistët dhe toleron kriminelët e të korruptuarit.
Aktivistët kanë të drejtat dhe liritë e plota qytetare për të protestuar ndaj çdo institucioni”, ka shkruar Haxhiu