Këngëtari shqiptar, Gold Ag, ka publikuar këngë të re.
“E du Tetovën”, titullohet kënga më e re e tij dedikuar Tetovës. Teksti e muzika është realizuar nga vet këngëtari, kurse për orkestrimin u përkujdes Alban Furtuna.
“E du Tetovën. Ju du me zemër prej kudo që jeni. Urime Festa”, ka thënë ai.
Një vit më parë, pikërisht më 28 Nëntor, Gold AG publikoi një këngë dedikuar djalit të tij “Gueril”, i cili lindi në po atë datë.