E fejuara e Ben White, Milly Adams dhe e dashura e Bukayo Saka, Tolami Benson, u panë secila me nga dy çanta blerjesh të njëjta pranë hotelit të ekipit.
Partnerja e Luke Shaw, Anouska Santos, vendosi të shfrytëzonte transportuesin e hotelit, duke mos e bërë kështu rrugën në këmbë, shkruan The Sun.
Georgina Irwin (Foto: Dan Charity)
Dhe modelja Sasha Attwood, e cila është në lidhje me Jack Grealish, dukej mjaft bukur e veshur me një bluzë të hollë që mbulonte pantallonat e shkurtra.
Jo më pak atraktive dukej edhe e Aaron Ramsdale, Georgina Irwin, e cila ishte më në disponim se të gjithë të tjerët.
Sasha Attwood (Foto: Dan Charity)
Ajo kishte veshur një fustan të gjatë veror dhe sandale ndërsa kalonte e qetë nëpër qytet.
Ato dukej sikur kishin të gjitha të ftohtë, pavarësisht temperaturave rreth 30 gradë që e kishin bindur FIFA-n të organizonte Kampionatin Botëror në Katar, në dimër.
Tolami Benson (Foto: Dan Charity)
Dhe udhëtimi për të blerje ishte padyshim një moment qetësues për vajzat, pas ndeshjes së Anglisë kundër ShBA-së në rezultat 0-0.
Pas përfundimit të kësaj ndeshje, partneret e lojtarëve të Anglisë u panë duke ngushëlluar partnerët e tyre në tribuna më pas.
Anouska Santos (Foto: Dan Charity)
Kapiteni Harry Kane puthi gruan Katie Goodland pas detyrave të tij mediatike pas ndeshjes.
Ndërkohë, yll i Anglisë, Harry Maguire, u fotografua duke përqafuar gruan e tij Fern Hawkins dhe vajzën Lillie.
Milly Adams dhe Tolami Benson (Foto: Dan Charity)