Getinjo dhe Vivien kanë nisur flirtimet e para teksa po kalojnë kohë krahë njëri-tjetrit.
Kohën më të madhe ata po e kalojnë së bashku, ku nuk mungojnë edhe përqafimet.
Shoqërimi i tyre u bë edhe më i afërt, kur Andi u largua për të qëndruar në dhomën e sekreteve.
Ishte pikërisht Andi ai që në ditët e para u pa i afërt me Vivien, por gjërat tani kanë ndryshuar dhe këtë ai sot e pa përmes televizorit.
Atij iu transmetua një moment ku Getinjo shihet në krahët e Vivien dhe nga reagimet dhe shprehjet e fytyrës, Andi shihet i zhgënjyer nga kjo.