Fury vs Chisora, ja si qëndrojnë statistikisht boksierët

Tyson Fury dhe Dereck Chisora do të përballen të shtunën, më 3 dhjetor, në një meç të vlefshëm për titullin kampion të peshave të rënda.

Dueli në mes tyre pritet të fillojë në orën 20:00 në “Tottenham Hotspur’s Stadium”.

Dyshja janë përballur edhe dy herë të tjera, ku të dyja sfidat i fitoi “Gypsy King”. Në statistika të përgjithshme, Fury ka zhvilluar 33 meçe, teksa i ka fituar 32 (22 me Knock-Out) dhe në një tjetër ka barazuar.

Meçi në të cilin Fury barazoi ishte pikërisht ndaj Wilder të cilin e mposhti dy herë.

Në anën tjetër, Chisora është ndeshur 45 herë, 33 (23 me Knock-Out) prej të cilave i ka fituar dhe 12 të tjera i ka humbur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here